Makina hedh në ajër këmbësorin te vijat e bardha në Prizren

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme (21 Dhjetor) në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një këmbësor është goditur nga një automjet. Sipas mediave këmbësori ka marrë lëndime të rënda.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është dërguar në paraburgim për 48 orë.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDIO

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *