Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vaqarr, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motori.
22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin.
I riu mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh.