Makina përplas gruan shtatzënë, humb binjakët

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë, raportohet të ketë ndodhur në Vushtri të Kosovës, ku një grua shtatzënë është përplasur nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.about:blank

Mediat vendase shkruajnë se si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur dy bebet e saj që i kishte binjakë, ndërsa vetë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *