![](https://jil.al/wp-content/uploads/2024/04/image-636-1024x576.png)
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”, ku janë përplasur një furgon dhe një mjet tip Opel. Aksidenti ka regjistruar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështia si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës.