Një makinë dhe një motor janë përfshirë në aksident rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.
Mësohet se makina drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale C. M., ndërsa motori nga shtetasi B. H..
Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Gjithashtu, në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me makinë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e makinës po kryhen veprimet e mëtejshme procedural, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.