Makinën plot me lëndë narkotike, e pësojnë keq dy të rinjtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, rast për të cilin janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

26 vjeçari dhe 20 vjeçarja, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 26-vjeçari dhe ku ishte pasagjere 20-vjeçarja, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 0.6 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe me celularët e të arrestuarve.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.r.t/abcnews.al

Scroll to Top