Manchester United e prezanton “rregullin e Ronaldos”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Manchester  United ka prezantuar një ‘rregull të Ronaldos’ për të siguruar që askush brenda dhomës së zhveshjes në Old Trafford të mos paguhet dukshëm më shumë se bashkëlojtarët e tyre.

Pagat do të kufizohen në 200 mijë funta në javë me portierin David de Gea i pari që do të ndikohet.

Marrëveshja e tij prej 375 mijë funta në javë skadon në verë dhe spanjollit i është dhënë një ofertë shumë më e ulët ‘merre ose lëre’ që është në përputhje me kontratën e nënshkruar nga Bruno Fernandes sezonin e kaluar.

Shefi ekzekutiv aktual Richard Arnold, drejtori i futbollit John Murtough dhe menaxheri Erik ten Hag duan të shmangin një kulturë xhelozie në dhomën e zhveshjes.

Scroll to Top