Marrëveshja dypalëshe ‘fundos’ emigrantët/ Britania merr vendimin ndaj 1000 shqiptarëve ilegal në Angli

Jil
Jil
2 Min Read

Ambasada Britanike në njoftimin e fundit bën me dije se pas marrëveshjes dypalëshë Shqipëri-Britani, është marr vendimi për dëbimin e 1000 shqiptarëve ilegal të cilët qëndronin dhe punonin në Angli.

Njoftimi i ambasades britanike ne Shqiperi:

Në vijim të Komunikatës të Përbashkët mes Kryeministrave të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar emigracionin e paligjshëm, agjencitë ligjzbatuese në të dy vendet kanë intensifikuar punën, vecanërisht sa i takon kalimit të barkave të vogla në kanalin anglez.

Autoritetet britanike dhe shqiptare kanë punuar së bashku për të parandualuar hyrjen dhe qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga nënshkrimi i komunikatës, shifrat e reja tregojnë se mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Këto të dhëna përfshijnë shtetas që nuk mund të marrin azil, shkelës të ligjit si dhe dhe ata që janë kthyer vullnetarisht prej nënshkrimit të Komunikatës së Përbashkët më 13 dhjetor deri në javën e parë të muajit Prill.

Ekipet operacionale britanike dhe shqiptare kanë ngritur një Task Forcë të Përbashkët të Emigracionit, e cila shërben si pika kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e posaçme operacionale në menaxhimin e emigracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Për të shtuar bashkëpunimin operacional në reduktimin e numrit të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë përmes rrugësh të rrezikshme dhe të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria britanike po mbështet projekte në Shqipëri që ndihmojnë përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike në zonat ku niveli i emigracionit është i lartë. Projekti “Perspektiva të reja për Kukësin” i bërë publik verën e kaluar ka nisur punën së bashku me Qeverinë shqiptare dhe partnerët e tjerë.

Më të lexuarat

“Sapo u rifutën në derë, kuptova që…”, Luizi zbulon vendimin që mori ndaj Kiarës dhe Efit

Loja e tyre u demaskua? Luizi shton dyshimet për “sherrin e shtirur” me…

E përlotur, Olta Gixhari ka dy fjalë për Luiz Ejllin: Kam qarë 6…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *