Masakra me 15 të vrarë, autoritetet Çeke shpallin të shtunën  

Editor
2 Min Read

Finalizohet një tjetër operacion i suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë (RSO)/Zyra e Hetimeve kriminale (OCIU) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.about:blank

Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, i dënuar me 12 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese amerikane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Return”.

Në kuadër të këtij operacioni, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, 60 vjeç.

Lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi, në New Jersey, në muajin qershor të këtij viti, është bërë e mundur pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *