Nikollë Sherrniku lidhje sheqerore e Ervis Martinaj do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” në lidhje me masakren e Don Boskos ku gjatë sulmit mbi lokalin e Fatjon Muratit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja.about:blank
Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimet dhe pritet te dorëzojë dosjen ndaj Sherrnikut për gjykim. Sipas prokurorisë I pandehuri gjatë kohës që ishte vendosur nen masën e arrestit në shtëpi, ka udhetuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë ku në një servis në pronësi të një shtetasi nga Kosova mori atje target, të cilat u përdoren në masakrën e Don Boskos. Pas ngjarjes me një të vrarë dhe 5 të plagosur, autorët e shkrumbuan automjetin që përdoren në krim në fshatin Likmetaj.
Rezultoi se automjeti ishte pajisur me një targë gjermane dhe hetimet zbuluan se ishte pikërisht Nikollë Sherrniku që disa muaj përpara masakrës kishte vjedhur targa në servisin në Gladbeg të Gjermanisë, të cilat dyshohet t’ia ketë dorëzuar ervis Martinaj, mbretit të bizhozit që u zhduk pa gjuurmë. Një fakt të tillë e pohon për prokurorinë edhe një i njohur i Sherrnikut, i cili pretendon se teksa ai duhet të ishte në arrest shtëpie udhëtoi drejt Gjermanisë dhe shkoi në servisin Auto Gago ku punonte edhe vëllai I dëshmitarit.
Mes të tjerash dëshmitari se Sherrniku i kishte thënë se targat do t’ia jepte Ervis Martinajt të cilin e thërriste shefi”. I pandehuri I kundërshton akuzat dhe pretendon se ska asnjë lidhje me ngjarjen, por tashmë I duhet të përballet me gjykatën.
Mbrëmjen e 12 Marsit 2023, një togë qitësish, qëlluan me breshëri armësh lokalin në pronësi të vëllezërve Fation dhe Ervis Murati në rrugën ‘Anastas Shundi’ në Tiranë, ngjarje ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u lëndua mbesa e saj, vetëm 10 vjeçare.
Të plagosur mbetën edhe Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk dhe Emanuel Çala. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje.