Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Si shpjegohet realisht fenomeni i tradhtisë? Pse ndodh edhe kur mes partnerëve ka dashuri? Instinktet e vërteta të njeriut, rutina seksuale si dhe paaftësia për të kontrolluar emocionet e paparashikuara.
Tradhtia është një fenomen social që ka qenë gjithmonë ekzistent. Madje ka ndodhur rëndom edhe kur mes dy personave ka pasur dashuri. Sjellja fyese e në thelb lënduese, ka të bëjë me fenomenin e përhapur, i cili nuk kushtëzohet aspak nga faktorët kulturorë, etnikë apo të klasës sociale.
Burrat është vlerësuar se kanë më shumë mundësi të tradhtojnë sesa gratë. Besohet se thuajse 50% e gjithë bashkëshortëve tradhtojnë në një moment të jetës së tyre. Ka nga ata të cilët e shohin si mundësi të mirë edhe tradhtinë online, përmes ‘chat’-it, deri në takime e njohje reale. Sa më shumë para të ketë një bashkëshort, aq më të lehtë e ka ai të jetë i pabesë. Të qenët më i pasur i jep atij më shumë shanse për të bërë për vete femra të tjera. Mungesa e një jete të mirë seksuale apo rutina e raportit mes partnerëve, kur bashkëshorti mund të mërzitet nga të pasurit e vetëm një partnereje, e bën atë të jetë i pabesë. Meshkujt janë gjithmonë më të prirur për të guxuar teksa ndiejnë rutinë. Por bashkëshortët e kanë më të vështirë t’i japin fund raportit të tyre legjitim, për të lënë gruan e për të vazhduar me të dashurën e fshehtë. Ata e shohin martesën si diçka të shenjtë nga e cila nuk mund të heqin dorë lehtë. Kur një burrë tradhton, ka më tepër mundësi që të ketë një marrëdhënie me një femër që është më e re se gruaja e tij. Nëse bëhet fjalë për një histori shumë të shkurtër, meshkujt nuk janë shumë të fiksuar mbi paraqitjen e femrës. Bashkëshortët kanë më tepër mundësi të jenë tradhtarë “serialë”.