Mbappe i shkatërruar pas humbjes në finalen, presidenti Macron e ngushëllon kështu

Jil
Jil
1 Min Read

Mbappe-s nuk i mjaftoi as “hat-trick” që të rikonfirmohej kampion bote. Në fund fati shpërbleu Argjentinën dhe Messin, tashmë i barabartë me Maradonën. Por ylli i Francës shkëlqeu para syve të gjithë botës.

Ai barazoi rezultatin me një dopietë “rrufe” brenda një minute, më pas firmosi edhe 3-3 e shpresës. As në shortin e penalltive nuk u drodh, duke mposhtur sërish Emiljano Martinezin.

Megjithatë, zhgënjimi është i madh, ndoshta as gjesti dhe fjalët e presidentit francez Macron nuk e kanë ngushëlluar plotësisht. Pas verdiktit përvëlues të penalltive, Mbappé u gjunjëzua i dëshpëruar.

"Lacrime fatali": le reazioni della stampa francese

Macron, i cili ishte në tribunë, zbriti në fushë, e arriti dhe e përqafoi. “Mbappé është një lojtar i madh, por ai është i ri, i thashë se është vetëm 24 vjeç. Ai ishte golashënuesi më i mirë në këtë Botëror.

Ai e ka fituar një Botëror më 2018, doli në finale edhe në Katar. Isha po aq i trishtuar sa ai. I thashë se na bëri shumë krenarë dhe në fund të fundit humbëm një ndeshje futbolli. Ky është sport”, – tha Emmanuel Macron për BFMTV.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *