“Lexoni, studioni dhe punoni përherë me etikë dhe pasion. Arsyetoni me mendjen tuaj dhe mësoni të thoni “Jo”. Jini rebelë për gjërat e duhura dhe mbrojeni natyrën e personat më të dobët. Mos jini konformistë dhe mos qëndroni përherë pranë fitimtarëve. Mbështetini ata që humbasin. Jini të fortë dhe tëlirë, përkundrazi, kur të jeni të moshuar dhe të dobët, do të pendoheni për malet që nuk keni ngjitur dhe për betejat që nuk keni marrëpërsipër”. – Mario Rigoni Stern
Autori na jep disa këshilla të rëndësishme për jetën, të cilat duhet t’i kemi parasysh të gjithë nëpërditshmërinëtonë. Së pari, duhet të punojmë fort për të qenë më të mirët në atë që bëjmë. Nuk duhet kurrsesi të kemi inate me kolegët tanë, ama duhet të kemi qëllime të qarta për të qenë më të mirët nëpunën tonë.
Së dyti, nëse ka diçka që nuk na pëlqen, nuk ka asgjë të keqe të themi “Jo” kur na sugjerohet diçka. Nuk kemi pse të ndihemi të detyruar të pranojmë gjithçka, edhe nëse na kërkohet nga dikush që kemi respekt. Të refuzosh diçka që nuk të pëlqen, do të thotë të respektosh veten.
Së treti, nuk duhet të mbështesim dhe vlerësojmë vetëm fitimtarët. Përkundrazi, mbështetjen më të madhe duhet t’ia japim atyre që dështojnë në përpjekjet e tyre, pasi vetëm kështu mund t’i nxisim të përpiqen mëfort. Trofeu u përket atyre që mundohen më tepër dhe kjo nuk nënkupton vetëm ata që fitojnë.
Së fundmi, duhet të jemi të fortë dhe të lirë. Duhet të bëjmë përherë zgjedhjet që i mendojmë të duhurat në jetë. Nëse janë të duhurat, do na çojnë drejt destinacionit që synojmë. Nëse jo, do të na japin një mësim me vlerë për të përfunduar në një moment të dytë atje ku dëshirojmë.
Jeto I Lumtur.al