Gjithsej hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar gjatë muajit korrik të këtij viti janë 2.536.841. Ky tregues rezulton me një rritje prej 26,1 %, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Shqipëri është 766.117. Ky numër është rritur me 26,1%, krahasuar me korrikun e vitit 2022.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.770.724. Ky numër është rritur me 26,2%, krahasuar me vitin e kaluar.about:blank
Ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit korrik janë 2.150.748, duke shënuar një rritje me 15,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithsej gjatë shtatëmujorit të vitit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 5.167.656, duke bërë që ky numër të rritet me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.