JiL.al - Jeto i Lumtur

Mbushi çandën me euro dhe u nis drejt Shqipërisë, ‘kapet mat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 46-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke kaluar një shumë prej 19350 eurosh në doganën e Kakavijës

Shqiptari 46-vjeçar, banues në Durrës tentoi të kalonte çantën me shumën e parave jashtë Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Y. Sh., në çantën e të cilit u gjetën 19 350 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, sipas uniformave blu, është sekuestruar shuma e parave dhe janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës.

PKK Kakavije/Si rezultat i kontrolleve të detajuara, nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 19 350 euro dhe procedohet penalisht 46-vjeçari që nuk i deklaroi paratë, në PKK, në dalje të RSH-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.about:blank

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Y. Sh., në çantën e të cilit u gjetën 19 350 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Scroll to Top