JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë/ Prindërit mbyllin fëmijët në kafaze kafshësh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy prindër në Shtetet e Bashkuara të Ameriakës akuzohen për dhunë ndaj fëmijëve dhe mbylljen e tyre në kafaze kafshësh.

Kanë qenë autoritetet e Los Angelos që kanë publikuar pamjet e tronditëse ku fëmijët shfaqen të dhunuar, me shenja në trup dhe të mbyllur në kafaze.

Në pamjet në fjalë është momenti kur oficerët hyjnë në dhomën e gjumit të shtëpisë ku gjetën gjashtë fëmijë të moshës 2 deri në 11 vjeç, vetëm me dy qen.

Siç shihen edhe nga pamjet, dy nga fëmijët, djali 11-vjeçar dhe vëllai i tij 9-vjeçar, ishin të strukur brenda një kafazi që zakonisht përdoret për kafshët shtëpiake.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme, oficerët thanë se djali 11-vjeçar kishte sy të nxirë dhe të ënjtur, shenja të shumta dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij dhe ishte i dobësuar.

Ndërkohë një prej fëmijëve i tha policisë se babai i tij e kishte rrahur me litarë, rripa dhe një tigan. Fëmijët fillimisht refuzuan të hapnin derën për oficerët, sepse ishin udhëzuar që të mos hapnin derën për të huajt.

“Nuk jemi lënduar, jemi mirë”, tha njëri nga fëmijët. Pasi një polic e bindi fëmijën të hapte derën, ata i gjetën fëmijët në apartament me qen.

“Fëmija tha se ishte i detyruar të ndante atë pak ushqim që kishte me vëllezërit e motrat e tij dhe nuk kishte ngrënë për ditë të tëra”, tha një detektiv i çështjes. Në gjykatë ai tha se fëmija ishte i mbyllur në kafaz çdo ditë gjatë gjithë ditës.

Një nga fëmijët më të mëdhenj u rrah aq keq sa babai i tij, Travis Doss, i tha Policisë Metropolitane të Las Vegasit se ai mendonte se 11-vjeçari ishte tashmë i vdekur, sipas të dhënave të gjykatës.

Babai i gjashtë fëmijëve, Travis Doss, u akuzua për 40 akuza, duke përfshirë abuzimin e fëmijëve, ndërsa Amanda Stamper, nëna biologjike e një 2-vjeçari dhe njerka e fëmijëve të mbetur, u akuzua për shtatë akuza për abuzim të fëmijëve, sipas Neë York Post.

Babai i fëmijëve thuhet se i tha policisë se “nuk kishte zgjidhje” kur u pyet pse i futi fëmijët në kafaz.

Në Instagramin e tij, Travis Doss, i cili është një reper i quajtur “Trap Montana”, shihet duke kënduar brenda makinave luksoze, pallateve dhe kazinove.

Scroll to Top