JiL.al - Jeto i Lumtur

Më 24 Qershor fitorja e fundit/ Ky është Xhulio Marleci, boksieri shqiptar që humbi jetën në Itali

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Xhulio Marleci është 29-vjeçari shqiptar që humbi jetën të shtunën pasi u përfshi në një aksident me makinë në Modena, Itali.

I riu shqiptar thuhet se ka pësuar atak kardiak kur ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ‘Volkswagen Polo’ dhe është përplasur me disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugës.

Shqiptari ishte kampion në boks, kishte shumë ndeshje nën rripin e tij dhe ëndërr kishte të bëhej profesionist. 29-vjeçari u stërvit shumë për të arritur qëllimin e tij dhe prej më shumë se 11 vitesh merrej me boks. Ai ishte anëtarësuar në Federatën Italiane të Boksit në vitin 2012 dhe që atëherë kishte fituar 19 ndeshje. Fitorja e fundit ishte në Modena më 24 qershor.

Ata që e njihnin e përshkruajnë Xhulion si një djalë të ashpër nga jashtë, por shumë të ndjeshëm nga brenda. Vdekja e tij e papritur ka lënë një zbrazëti të paplotësueshme te familja dhe miqtë e tij. Këta të fundit, shumë nga bota e boksit, janë të trishtuar dhe nuk mund ta besojnë vdekjen e parakohshme të tij.

Ne do të kujtojmë ty si një luftëtar që luftoi gjithmonë me një buzëqeshje, gjithmonë gati për të motivuar të gjithë në palestër. Gjithmonë me shaka për të na bërë të qeshim dhe gjithmonë me fjalë të mira. Xhulio lë miqtë dhe të dashurit e tij, boksi nuk është shkaku, boksi e kishte shpëtuar. Ai do të jetë përgjithmonë njëri prej nesh.

Ndërkohë halla e tij, Vera, hedh poshtë versionin se ai ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Ajo thotë se babai i Xhulios do kërkojë autopsi.

Xhulio nuk kishte asnjë patologji, ishte një sportist, vetëm pak ditë më parë kishte një takim dhe kishte bërë të gjitha vizita. Jemi të shokuar, tani vëllai im (babai i tij) kërkon që të bëhet autopsi.

Scroll to Top