
Rozana Radi zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku u pyet edhe për marrëdhëniet me ish-banorët e Big Brother.
Një ndjekës e ka pyetur në lidhje me Valbona Mhillin nëse flet me të, e ish-finalistja i është përgjigjur me humor. Gjithashtu e kanë pyetur edhe për raportin mes Valbonës dhe Laert Vasilit, e Rozana sërish është përgjigjur duke bërë shaka.
A flet me Bonën?
Po, me Bonën flas por vetëm në periudhën e dimrit, kur i ikën zëri
Ça bëhet me Bonën dhe Laertin?
Nuk di ça të të thotë vëllai në këtë rast. Di që Bona i premtoi Laertit që do t’i jepte parkimin e saj të makinës. Por me sa kam parë, Laerti e parkon makinën përballë pallatit dhe Bona nuk ia ka dhënë parkimin.