Me çekiç, thikë dhe benzinë, shqiptari bën veprimin e pazakontë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas 18 orësh negociatash, Erald P. 38 vjeç, me origjinë shqiptare, pak pas orës 9 të mëngjesit të sotëm hapi vullnetarisht derën e shtëpisë së tij dhe iu dorëzua karabinierëve.

Ai ishte mbyllur në shtëpi që nga ora 12 e ditës së djeshme për të shmangur dërgimin në psikiatri pas kërkesës së prindërve të tij.

Burri, me patologji të rënda psikiatrike, prej dy muajsh kishte ndërprerë ilaçet dhe kjo e kishte shtyrë të bënte gjeste kërcënimi ndaj kujtdo, duke filluar nga prindërit e tij, të cilët i kishte rrahur disa herë.

Ai qarkulloi me një çekiç dhe një thikë si dhe një bidon benzinë. Ditën e djeshme, ai u mbyll në shtëpi duke kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni ose do t’i vinte flakën të gjithë godinës.

Pasi më në fund hapi derën, ai u dërgua në spital.about:blank

Në të kaluarën, burri kishte kërcënuar tashmë qiramarrësit  se do t’i vinte zjarrin ndërtesës. Më pas kishte lënë shkrime kërcënuese kudo në godinë, në shkallë, bidona benzinë ??ishin gjetur përreth ndërtesës.

Scroll to Top