‘Më është prekur imazhi’ G Bani reagon pas përjashtimit nga BBV

Editor
1 Min Read

Pas përjashtimit nga “Big Brother VIP 4”, G Bani ka reaguar për herë të parë, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si është trajtuar situata. Ai pranoi se kishte goditur Gjestin, por theksoi se edhe këngëtari kishte vepruar në të njëjtën mënyrë ndaj tij.

Gjatë një loje rezistence në shtëpi, G Bani shtyu Gjestin, duke e rrëzuar nga podiumi, çka solli ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit. Zarf i zi që mbërriti mëngjesin e sotëm theksonte qartë se dhuna e çdo lloji është e ndaluar, duke sanksionuar automatikisht përjashtimin e tij.

Përveç eliminimit të menjëhershëm, u anulua edhe televotimi për banorin e preferuar, i hapur gjatë spektaklit të së martës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al