Me grushta e shkelma/ Shqiptari bën për spital të moshuarën,

Jil
Jil
1 Min Read

Një grua e moshuar është sulmuar në hyrje të shtëpisë së saj nga një i panjohur që donte t’i merrte çantën

Policia italiane ka arrestuar grabitësin e dyshuar.

Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 40-vjeçar i akuzuar për tentativë grabitje të rëndë dhe plagosje.
Viktima 82-vjeçare po kthehej në shtëpi pasi kishte bërë pazar. Kur ndodhej te hyrja e shtëpisë, shqiptari i arrestuar e sulmoi. Ai e kishte ndjekur në rrugë dhe më pas u përpoq t’i hiqte çantën.

Por e moshuara shtrëngoi fort rripin e çantës dhe nuk e lejoi ta merrte edhe kur 40-vjeçari e goditi me shqelma dhe grushta.

Ajo ra nga shkallët dhe pësoi disa mavijosje. Shqiptari u largua, por humbi celularin në shkallë. Falë telefonit dhe kamerave të vëzhgimit në zonë, hetuesit identifikuan dhe arrestuan 40-vjeçarin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *