JiL.al - Jeto i Lumtur

“Më kapi për qafe, më hodhi në divan dhe më pas…”/ Abuzoi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pas dyshimeve për përdhunimin e një vajze të re, brenda banesës së saj në qendër të Selanikut.

Sipas mediave greke, pas arrestimit, ai është lënë i lirë me kushte kufizuese për akuzën e përdhunimit, por u mbajt në paraburgim për një tjetër çështje.

Sipas asaj që 22-vjeçarja ka denoncuar në polici, gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 tetorit 2022, kur ajo ka takuar të akuzuarin jashtë një lokali nate dhe i ka kërkuar që ta çonte me motorin e tij në banesën e saj, e cila ishte disa kilometra larg.

Pasi mbërritën, sipas viktimës së dyshuar, ai u ngjit me lejen e saj në banesën e katit të dytë dhe më pas e përdhunoi në divanin e shtëpisë.

I pandehuri, i cili është arrestuar me urdhër përkatës, është paraqitur të hënën para prokurorit dhe hetuesisë dhe gjatë deklaratës së tij ka mohuar veprat për të cilat akuzohet.about:blank

Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka pohuar se viktima e dyshuar i është afruar dhe i ka kërkuar që ta çojë në shtëpinë e saj dhe se i ka kërkuar gjithashtu të ngjitet në banesën e saj.

Më pas sipas tij, ajo ka filluar t’i afrohet seksualisht. “Ajo i inicioi lëvizjet seksuale”, dyshohet se pohoi ai, duke theksuar se ndoqi dëshirat e saj dhe u habit kur mësoi se ajo e kishte denoncuar në polici për përdhunim.about:blank

Pas deklarimit të tij, ai u lirua me kusht për akuzën e përdhunimit, por u la në paraburgim për një rast tjetër droge.

Sipas asaj që 22-vjeçarja ka denoncuar në polici, ata kanë mbërritur jashtë pallatit në orën 05:50 me motorin e të pandehurit, janë ngjitur së bashku në banesën e saj dhe më pas 26-vjeçari e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryejë veprime të turpshme.about:blank

Në veçanti, siç ka përshkruar në dëshminë e saj, 26-vjeçari është ngjitur në banesën e katit të dytë nën pretendimin se donte të pinte një cigare dhe më pas tentoi ta puthte në buzë. Kur ajo refuzoi dhe i kërkoi të largohej, ai e kapi me dhunë nga qafa dhe e hodhi në divan. Më pas, ndërsa ajo filloi të bërtiste, me të dyja duart ai ia mbuloi fytin dhe gojën në mënyrë që ajo të mos dëgjohej, deri në atë pikë sa e kishte vështirë të merrte frymë.

Teksa ajo u përpoq ta ndalonte dhe vazhdonte t’i thoshte dhe i kërkonte të mos bërtiste.about:blank

Më pas ajo përshkroi se si ai e detyroi të bënte seks, duke i thënë se “nuk do të ikte”, dhe më pas e përdhunoi për rreth dy minuta.

E reja e denoncoi përdhunimin e saj në të njëjtën ditë, ndërsa e njohu 26-vjeçarin

Scroll to Top