Me kokë e duar të prera, gjendet i vdekur brenda në det 19-vjeçari

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali.  Bëhet me dije nga burimet për mediat se dy të rinj egjiptianë u arrestuan për vrasjen e një 19-vjeçari po shtetas egjiptian. Trupi i të riut u gjet pa kokë dhe me duar të prera, pak ditë më parë i hedhur në det përballë portit të vogël të Santa Margherita Ligure, Itali.

19-vjeçari, Mohamoud Sayed Mohamed Abdalla, mendohet se është vrarë natën midis të dielës 23 dhe të hënës 24 korrik dhe u hodh në det.

Të dy egjiptianët u dërguan pasditen e 30 korrikut në prokurori dhe u morën në pyetje për gati 6 orë dhe më pas ndaj tyre u firmos urdhërarresti.

Sipas hetuesve, pas vrasjes autorët dyshohen se kanë hedhur trupin në det, por rrymat e kanë shtyrë trupin e pajetë në vendin ku dhe u gjet i vdekur, në brigjet e Santa Margherita Ligure (Genova).

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *