Me qindra bimë narkotike, si ra policia në gjurmët e shqiptarëve

Jil
Jil
2 Min Read

Një plantacion marijuane u zbulua në veri të kryeqytetit italian, duke çuar në arrestimin e dy personave, të dy me kombësi shqiptare. Gjatë patrullimit të zakonshëm të territorit, policia ndaloi për kontroll një makinë me dy persona në bord, nga pjesa e brendshme e së cilës vinte era tipike e kanabisit.about:blank

Menjëherë ka nisur kontrolli në shtëpinë e tyre, një vilë në Sacrofano, brenda së cilës ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit, i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi, instrumente të ndryshme (transformatorë, llamba, ventilatorë, filtra ajri dhe aspiratorë), të dobishme për riprodhimin artificial të kushteve ideale mjedisore për rritjen e bimëve, si dhe plehrat dhe produktet kimike.

Në përgjithësi, u gjetën 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje. Dy subjektet e arrestuar do të duhet të përgjigjen për veprën e kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Prokuroria Publike e Tivolit kërkoi vleftësimin e arrestit dhe mbajtjes në burg të të arrestuarve nga gjyqtari kompetent për hetime paraprake, i cili, duke pranuar kërkesën e prokurorit, dha masën e sigurisë. Procedimi është në fazën e hetimeve paraprake, në pritje të përfundimit të hetimeve. Operacioni është pjesë e mekanizmit më të gjerë për të luftuar trafikun e paligjshëm të zbatuar nga Policia Financiare e kryeqytetit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *