Me shpejtësi ‘skëterrë’ deri në 230 km/orë, policia me ‘dorë të hekurt’, iu hiqet patenta 155 shoferëve

Jil
Jil
1 Min Read

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë drejt zonave bregdetare dhe turistike, policia ka shtuar kontrollet në të gjithë akset kryesore të vendit duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

– 154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;
– 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;
– 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

Për rrjedhojë janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 123 prej drejtuesve iu është pezulluar leja nga 3 deri në 12 muaj ndërsa 21 leje drejtimi janë pezulluar me afat nga 2 deri në 18 muaj dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *