JiL.al - Jeto i Lumtur

Më tha se ishin futur armë”, Artan Hoxha zbardh bisedën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste televizive tregoi detaje ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj goditi për vdekje me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshin.

Hoxha zbuloi se pak kohë më parë ai kishte folur me një të dënuar tjetë në të njëjtin sektor ku ndodhi ngjarja. Sipas Hoxhës ai e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, ndërsa i kishte thënë edhe se “kjo, nuk është e ditëve të fundit”.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë.

Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri.about:blank

Ai i përket kohës ’97-200, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai ëhstë kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri.

Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar.

Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit”, -tha Artan Hoxha.

Scroll to Top