KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë so tnë burg, Bledar Trëndafilin, 45-vjeçarin, i cili para disa javësh dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij. Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë e cila u pranua nga gjykata
Gjatë seancës, Trëndafili është shfaqur i penduar, ndërsa ka akuzuar ish-bashkëshorten, Melisën, se e tradhëtonte dhe nuk e lejonte të takonte fëmijët. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe i përlotur, 45-vjeçari ka pranuar gabimin.
“Nuk doja ta bëja, por e kam bërë në gjendje të rënduar pasi gruaja nuk më linte të shikoja fëmijët. Gruaja më tradhtonte ndaj arrita të veproja ashtu. E di që kam bërë gabim më bëni çfarë të doni.” ka thënë ai.
45-vjeçari u vu në prang dy ditë më parë. Gjatë gjithë këtij muaji ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit është bërë i mundur arrestimi i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të këtij viti në qytetin e Korçës ku 45-vjeçari ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakë gruas me të cilën ishte në proces divorci. Fillimisht ai e i ka zënë pritë teksa e reja po kthehej nga puna dhe e ka spërkatur me lëndën djegëse. Bledar Trëndafili pasi i ka vënë flakën 31-vjeares, Melisa Trëndafilit, është larguar menjëherë nga vendngjarja.