Megaoperacioni bie në pranga 41-vjeçari, zbardhen detajet

Jil
Jil
1 Min Read

Kavajë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.about:blank

Goditet një rast i shitjes së dozave të kokainës, në lagje të ndryshme të qytetit.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale dhe sekuestrohen disa doza të kësaj lënde narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë, në lagje të ndryshme të qytetit.

Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi F. D., 41 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *