Megaoperacioni “Alpe të pastra”, sekuestrohen edhe 200 bimë narkotike, policia zbardh detajet

Jil
Jil
1 Min Read

Ka përfunduar faza e katërt e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë, ndërsa nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike cannabis sativa.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgstrative Pult.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *