Megi Pojani shpërthen në lot gjatë transmetimit

Editor
1 Min Read

Megi Pojani, moderatorja e programit të njohur të dashurisë ” Për’puthen”, ka vendosur që për herë të parë të përshëndesë nënën e saj, duke i uruar festën.

“Dua të bëj një falenderim për nënën time, mamushja ime që është gjithçka që unë synoj të jem, asgjë më tepër. Madje sa gjysma jote u bëfsha jeta ime sepse je një zonjë, një grua, një bashkëshorte dhe një nënë e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ndalon së punuari me ne”, ka thënë Megi tepër e emocionuar.

Por teksa ka folur, në sfond ëshët dëgjuar zëri i nënës së saj, që sigurisht ka bërë moderatoren të përlotet.

“Megi, unë të dua shumë dhe të përgëzoj për çdo gjë që ti bën. Vazhdo të jesh një vajzë e fortë, me këmbë në tokë dhe mend në kokë. Ndoshta një urim ky për të gjitha vajzat në këtë ditë feste nga një nënë vajzash: Duaje veten fort, puno fort”, thotë ndër të tjera mamaja e Megit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *