Mëkat i madh! 2 milion litra verë e kuqe derdhen si lumë

Jil
Jil
2 Min Read

Qyteza e vogël portugeze e São Lourenco do Bairro u ngjye për fat të keq me të kuqe dje pasi më shumë se 2 milionë litra verë u derdhën në rrugët e saj të qeta. Një lum vere të kuqe vërshoi poshtë qytezës kodrinore pranë brigjeve perëndimore portugeze pasi dy depozitat kryesore të distilerisë Levira ishin çarë papritur të dielën. Shkaqet e çarjes së depozitave janë ende nën hetim dhe zyrtarët nuk kanë publikuar të dhënat e hetimeve. Vendasit e shtangur shikonin verën që mjaftonte për të mbushur një pishinë olimpike teksa derdhej në rrugët e qytetit.

Jemi të përkushtuar për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejt që është e mundur”, thonin pronarët e distilerisë. Verërat e Portugalisë kanë shënuar një rritje vlerësimi në tregjet ndërkombëtare të fundmi prej varieteteve të ndryshme dhe klimës atlantike të vendit. Ekspertët thonë se konsumi i varieteteve të ndryshëm të verërave është i mirë për shëndetin e organeve të brendshme, shkruan Daily Mail.

Profesori britanik Tim Spector, tha se ndryshimi i varieteve është i ngjashëm me dietën e larmishme ushqimore të personit. Në një studim të 2019 me pjesëmarrës nga SHBA, Britania dhe Belgjika, thuhej se vera e kuqe është më e shëndetshme për zorrët e njeriut prej diversitetit të mikro-organizmave, shkruan Daily Mail.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *