Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar urdhër arrestet e SPAK, ku mes të arrestuarve ishin Oltion Bistri, ish-drejtori i Forcave Operacionale, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtuesi i Prokurorisë Kukës, Xhevahir Lita. I ftuar në studion e emisionit “Log.” Kikia u shpreh se në Shqipëri vit pas viti krimi ka krijuar shtetin e vet. Sipas tij nuk është çështje korrupsioni, pasi këtu inkriminimi ka marrë formë të strukturuar.
“Kjo si ngjarja është dëshmi e konsolidimit të krimit në shkallën me superiore. Krimi vit pas viti nuk bënte korruptim të strukturave të tjera, po kishte krijuar shtetin e vet. Një njeri, një vrasës i mirëfilltë, një tjetër që funksiononte si biznesmen me lidhje të forta politike. Këta kishin punësuar zyrtarë të policisë, atë prokurorin që u mbyll çështjen njerëzve të punësuar e quaj unë.
Nuk është thjesht cështje korrupsioni, këtu inkriminimi ka marrë formë të strukturuar dhe ky