“Mënyra e veprimit tregon hakmarrja të fortë”/ Ish-drejtuesi i policisë zbardh prapaskenat e atentatit në Fushë-Krujë: Ja pse grupet kriminale nuk i tremben shtetit

Jil
Jil
1 Min Read

Asllan Dogjani, ish-Drejtues i Policisë së Shtetit, ka komentuar këtë mbrëmje në “Open” atentatin me një viktimë dhe dy fëmijë të plagosur, ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.

Ai thotë se nga mënyra e organizmit dhe kryerjes së këtij atentatit, kuptohet se ka një hakmarrje të jashtëzakonshme dhe një inat të madh.

Sipas tij këto janë ngjarje që krijojnë panik tek qytetarët, ndërsa shtron pyetjen se ku e gjejnë këtë guxim grupet kriminale, të cilat sipas tij nuk i frikësohen as policisë.

“Ky lloj kriminaliteti tregon që autorët nuk kanë frikë nga shteti. Mënyra si kanë vepruar tregon se e njohin territorin. Të paktën njëri nga ata duhet të jetë banor i zonës. Fakti që kanë qëlluar me breshëri automatiku, tregon hakmarrje të jashtëzakonshme dhe nuk kanë pyetur nëse ka apo jo fëmijë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *