Mërkuri futet në Gaforre, astrologia e njohur parashikon çfarë kanë rezervuar yjet për ne në këtë periudhë

Jil
Jil
2 Min Read

 

Klima e përgjithshme e horoskopit javor paraqitet e qetë dhe jo shumë e ngarkuar, sipas astrologes së “Shije Shtëpie” , Krisanthi Kallojeri.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Ngjarjet do të drejtohen më së shumti nga aktiviteti i Marsit në Dem dhe Mërkurit në Gaforre, të cilët do të kombinojnë vendosmërinë, taktin dhe ndjenjat.

Krisanthi Kallojeri:Kemi një javë neutrale, të qetë në vija të përgjithshme dhe fundi i saj është i mirë. Nga data 8-11 janë ditë të mira për bisedime, kontrata por me pak kujdes sepse kur jemi entuziastë, optimistë dhe të sigurtë për veten bëjmë gabime. Nga data 13-15 vjen një periudhë e ngarkuar me transformime jo domosdoshmërisht me sens negativ.

Kryesorja për këtë javë është kalimi i Marsit në shenjën e Demit dhe duhet të veprojmë me vendosmëri, strategji, pa u nxituar, me këmbëngulje, por gjithnjë me takt. Gjatë kësaj periudhe, paleta do ketë gjithë ngjyrat, veprimtari, peripeci, tensione, duhet të jemi të kujdesshëm. Aktivizohen edhe eklipset, në datën 5 Mërkuri kalon në Gaforre ku do të qëndrojë deri më 19 Korrik dhe logjika, komunikimi e jeta e përditshme do të jetë më me ndjenja, sentimentale dhe pranë familjes e njerëzve të afërt.

 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *