JiL.al - Jeto i Lumtur

Mes lotësh, Juli kujton momentet e fundit të babait të tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e sotme, banorët jaë mbledhur së bashku në oborr dhe kanë nisur të ndajnë historitë e tyre personale apo të një të afërmi që ka përjetuar një sëmundje serioze.

Juli ka rrëfyer për të gjithë banorët momentet e fundit të babait të tij, aktorit të njohur Zef Deda. Juli tregoi se babai i tij, i cili vuante nga kanceri, arriti deri në momentin që nuk lëvizte dot nga krevati për shkak të kësaj sëmundjeje.

“I kapi të gjithë organet derisa nuk lëvizi dot nga krevati dhe kështu ndërroi jetë. E di cila është pjesa më e vështirë? Të shohësh njeriun tënd, duke ikur dhe nuk ke se cfarë t’i bësh më. Dorëzohet shkenca, dorëzohet mjekësia, cdo gjë. Ai nuk mund ta përballonte kimion dhe këtë e dinte shumë mirë”, zbulon Juli.

Scroll to Top