Ka nisur në Malin e Tomorrit peligrinazhi i përvitshëm. Mijëra pelegrinë qendrojnë përgjatë 5 ditëve në vendin e shenjtë të Abaz Aliut. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre, bëjnë kurbanin e festës dhe ngjiten në këmbë deri në varrin ku prehet shenjtori.about:blank
Në teqenë e Kulmakut po kryhen të gjitha ritet.
Të parët që kanë mbërritur në mal janë blegtorët e zonës që ofrojnë qengjat për besimtarët, simbolin e kësaj feste.
Nga ana tjetër besimtarët janë mbledhur bashkë, kanë nisur pjekjen e mishit, ndërsa festojnë me miq e të afërm.
Për ta kjo festë ka një rëndësi të madhe. Luten për shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.about:blank
Ditët e pelegrinazhit në teqenë e Kulmakut mbledhin çdo vit rreth 500 mijë besimtarë.
Pelegrinazhi mbyllet në 25 gusht, ndërsa kulmi i festës është në datën 23.