Mijëra njerëz mbushën sheshet e Francës dhe Argjentinës për të ndjekur finalen emocionuese të Kupës së Botës.
Festa shpërthente sa në një krah në tjetrin pasi 120 minutat lojë u mbyllën në 3-3. Argjentinasit filluan festën të parët pasi kombëtarja e tyre kaloi e para në avantazh.
Më pas fishekzjarrët shpërthyen në rrugët e Parisit pas barazimit të rezultatit.
Penalltitë ishin gjithashtu një moment ankthi për të dyja tifozeritë.
Në fund festa ishte e gjitha e Argjentinës.