Gjatë edicionit të tretë të “Big Brother VIP” u krijuan disa lidhje dashurie, por edhe marrëdhënie shoqërore mjaft të bukura. Publiku ishte shumë kurioz të dinte se çfarë do të ndodhë me këto romanca apo shoqëri pas përfundimit të reality show-t, pasi ishin skeptik me disa prej banorëve.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çiftet e krijuara brenda vazhdojnë që të jenë bashkë. Heidi Baci – Romeo Veshaj, Sara Gjordeni – Bardhi Idrizi dhe Ilnisa Agolli – Meriton Mjekiqi, herë pas here postojnë foto në rrjetet e tyre sociale, duke treguar se janë shumë të dashuruar.
“Në një ishull me Eglën apo Romeon?”/ Jul Deda e thotë troç: Patjetër që me…
E njëjta gjë ndodh edhe me shoqëritë e krijuara në BBV3. Julian Deda është takuar shpesh me Erjola Doçin dhe Ledjona Xheladinajn, ku nuk kanë munguar as postimet në “Instagram”.
I ftuar në emisi onin “Pushime on Top”, në Top Channel, aktori i dashur për publikun ka thënë se si Erjolën ashtu edhe Ledjonën i ‘ka mikesha të vërteta’.
Por e pyetur nga Lei Kraja se nëse do ishte në një ishull kë do dëshironte, ish-finalisti tha emrin e Erjolës pasi gatuan.
Për kë bëhet fjalë? Jul Deda zbulon kë dëshiron të shikojë në BBV: Edhe pse nuk jemi miq…
Pjesë nga intervista:
Lei: Mikeshë të vërtetë Erjolën apo Ledjonën?
Juli: Të dyja
Lei: Nëse do ishe në një ishull?
Juli: Po ç’na latë vetëm në një ishull tani. Më mirë me Erjolën se të paktën gatuan. Edhe Ledjona gatuan, po kjo gatuan më mirë