JiL.al - Jeto i Lumtur

Miqësitë pasive-agresive, t’u besosh bën keq!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Miqësia kur është e prirur nga mirësia, është një frymë jetësore. Ka shumë citate që e përcaktojnë miqësinë e vërtetë si aftësinë për të krijuar komunikim, sjellje dhe besimin ndaj personave që janë të përfshirë. Ndërsa ekzistenca e një lidhjeje miqësore pasive-agresive rrezikon të drejtën dhe ekzitencën e vet.

Si mund të jetë pasiv agresioni?

Nëse mendojmë për sjellje agresive, mund të mendojmë, probleme të mëdha, duke bërtitur, shtyrë dhe rrënuar gjithçka që na rrethon, dhe nëse duhet të zgjedhim një fjalë për t’u kombinuar me “agresivitetin”, me siguri “pasiv” nuk është ndër opsionet e para. Një sjellje është agresive, në kuptimin që kur dikush sillet me ne në këtë mënyrë na lë pak të hutuar, por me besimin se diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur. Kjo situatë mund të jetë edhe interesante kush shfaqet gjatë një miqësie, kur dikush tenton të përfitojë nga besimi i miqësisë për të marrë dhe pa të dhënë minimumin më të vogël.

Këto lloj miqësish janë udhëtarë të rrezikshëm. Përqindja për të qenë në një situatë të keqe është shumë e madhe. Duke qenë lloje të ndryshme miqësish, të bashkëjetosh me një person pasiv-agresiv do të thotë se ke duruar dhe ke përjetuar pasiguri, ambivalencë, agresivitet, të cilat ndikojnë dhe dobësojnë karakterin dhe personalitetin e njeriut. Frika zakonisht shfaqet në dy mënyra, përmes agresivitetit dhe nënshtrimit, prandaj reagimi ndaj tyre dhe përballja mund të shpëtojë shumë gjëra.

Psikologjia është preokupuar për të përshkruar për herë të parë personalitetin pasiv-agresiv. Psikoanalisti Wilhem Reich e referon si lloj personaliteti mbizotërues në popullatë. Problemi i saj është se mund të dallohet lehtë tek të tjerët, ndërsa te vetvetja jonë është shumë e vështirë të identifikohet. Sinjalet që një person pasivagresiv mund të shfaqë janë: heshtja, viktimizimi dhe ankesa, goditja në pika të dobëta, sabotimi, humori. Miqësitë pasiveagresive mund të iniciojnë sjellje që mund të lëndojnë emocionalisht dhe mund të rezultojnë të rrezikshme.

Destabiliteti si pjesë e miqësive pasive-agresive ka në thelb domosdoshmërinë ndaj kontrollit, për të udhëhequr çdo aspekt të jetës sonë, por në të njëjtën kohë nuk mund të qëndrojnë të na dëgjojnë të shprehim një mendim për atë që ata bëjnë ose atë që ata nuk bëjnë më. Persona të tillë krijojnë një realitet të shtrembër dhe janë të gatshëm të luajnë rolin e viktimës. Ata mund të na demotivojnë dhe shtrembërojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe psikologjike. Strategjitë që ndërtohen në këto raste, janë së pari të mos biem në grackën e tyre, por të përpiqemi t’i ndihmojmë ata duke u qëndruar pranë derisa ata të gjejnë atë pjesë të jetës, brenda vetes tyre, që u mungon dhe i mundon.

Sa më shumë t’u kushtosh rëndësi sjelljeve të tyre, aq më shumë u lejojmë atyre të kenë ndikim të tjetri, qetësia dhe vendosmëria, janë të rëndësishme në përballjen ndaj personave të tillë. Nëse arrini të komunikoni me qetësi me miq të tillë, balanca është gjithmonë një strategji shumë e fuqishme, dhe nëse nuk vërehet një ndryshim pozitiv, atëherë gjëja më e mirë për të bërë, është tua bëni të qartë se sjelljet e tyre të dëmshme mund të dëmtojnë ata vetë, por edhe ne që shoqërohemi me ta. Mbrojtja e mirëqenies tonë psikologjike është shumë më e rëndësishme. Nëse nuk mbrojmë dhe ndihmojmë veten tonë, nuk mund të jemi të dobishëm ndaj të tjerëve, qofshin ata familjarë, miq koleg, etj.

… https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top