Misteri i shtëpisë së dhuruar nga BBVIP, Arjola Demiri rrëfen njëherë e mirë si qëndron e vërteta!

Jil
Jil
1 Min Read

Pas shumë aludimeve në rrjet dhe batutave që e kthyen në një nga temat më të përfolura të pas-Big Brother VIP, Arjola Demiri ka vendosur të japë një përgjigje të qartë lidhur me shtëpinë që iu dhurua gjatë spektaklit.

Në një deklaratë të fundit, aktorja tha me humor dhe sinqeritet: “Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda.”

Ajo shtoi se historia është bërë tashmë një “legjendë urbane” për publikun shqiptar:

Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”

Arjola konfirmoi se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë, por që ende po punohet për ta bërë gati për banim.

“Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” tha ajo, duke kujtuar se kur iu premtua, shtëpia ishte ende në fazë ndërtimi: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.”

Me këtë sqarim, duket se Arjola e ka vendosur të mbyllë kapitullin e “misterit të shtëpisë” me transparencë dhe qetësi, ndërsa pret të hyjë në shtëpinë që i ndryshoi jetën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania