Mjekët ligjorë ‘lehtësuan akuzën’ ndaj fisit Rraja,

Jil
Jil
2 Min Read

Prokuroria ka reaguar për ngjarjen e ndodhur më 6 korrik të këtij viti në Krujë ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.

ka rënduar akuza e “plagosjes së rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Në reagimin e prokurorisë sqarohet se si janë gjetur plagë në lëkurën e kokës së Jashar Majës dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe trupit, shkaktuar me mjete të forta.

Si pasojë personi në fjalë ka humbur aftësinë për punë, për 9 ditë.

Ndërkohë Bilbil Majës i kanë thyer kockat si dhe i kanë shkaktuar plagë në kokë e trup. Edhe ai ka humbur aftësinë për punë për të paktën 9 ditë. Në të dyja rastet, siç thotë prokuroria, nuk është rrezikuar jeta e dy personave.about:blank

“Mbështetur në kriterin mjekësor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal,” – sqaron prokuroria.

Mbi anëtarët e fisit Rraja që kanë pasur në duar dhe armë rëndon edhe akuza e kanosjes.about:blank

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *