Mjeti luksoz shpërthen në flakë, humb jetën tragjikisht 22-vjeçarja

Editor
1 Min Read

Një vajzë 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Nju Jork pasi mjeti luksoz Lamborghini me të cilin ajo udhëtonte si pasagjere u përfshi nga flakët në lëvizje.

Shoferi 22-vjeçar Alejandro Rentas u dërgua në spital, ndërsa ende nuk dihen akuzat me të cilat ai do të përballet.

New York Post, raportoi se shoferi kaloi me semafor të kuq dhe më pas u sinjalizua nga oficerët e policisë për të ndaluar, por ai injoroi thirrjen dhe u largua me shpejtësi, ndërsa më pas mjeti luksoz u përfshi nga flakët për arsye ende të pazbardhura.

Mësohet se 22-vjeçari që drejtonte mjetin u nxor nga makina e përfshirë nga flakët nga një kalimtar i rastit, i cili tha se për gruan ishte tepër vonë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *