JiL.al - Jeto i Lumtur

Mjeti përfundon në kanal në aksin Pogradec-Korçë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Velitern. Një mjet tip “Mercedes” ka dalë jashtë rrugës, ku është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar, i cili i është kryer nga drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit. Si pasojë e këtij aksidenti nuk janë regjistruar dëme njerëzore, por vetëm dëme materiale.

Scroll to Top