Modelja e njohur konfirmon martesën me reperin shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Dy javë më parë, u aludua se Don Xhoni është ribashkuar me ish-të dashurën e tij modelen ruse Ariana Lirey.

Ishte kjo e fundit ajo e cila publikoi në mediat sociale një foto me reperin ku shiheshin në makinë duke u puthur. Ajo më pas tregoi se ishin bashkë në Mal të Zi.

Mbrëmjen e djeshme reperi publikoi këngën e tij më të re, ku pjesë e videoklipit ishte Ariana. Gjatë një momenti, ajo që ra në sy ishte tatuazhi i ri në dorën e modeles ku shkruhej: “Zonja Isufi”. Isufi është mbiemri i reperit.

Ariana ka postuar një fotot e pjesës së dorës ku mban tatuazhin e ku shihen edhe dy unaza: një rreth (zakonisht fejese) dhe një unazë me gurë (zakonisht martese). Mbi foto ajo ka shkruar në shqip: “Jemi të lidhur përgjithmonë”.

Nuk e dimë sa e vërtetë është apo thjesht PR nga ana e tyre, por vëmendja e fansave është e gjitha tek ta.

Modelja e njohur konfirmon martesën me reperin shqiptar? Fotoja e fundit

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *