
Moderatorja e njohur, Jona Spahiu, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke zbuluar se është shtatzënë për herë të dytë.
Ajo ka postuar disa foto bardh e zi, ku shfaqet duke luajtur me djalin e saj, Raiden, në kopsht.
Në këto imazhe, barku i saj i rrumbullakosur është i dukshëm, duke konfirmuar lajmin e ëmbël.
Jona dhe partneri i saj, Frenkli, u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018, kur sollën në jetë djalin e tyre, Raiden. Ata janë një çift i dashur për publikun dhe shpesh ndajnë momente të bukura familjare në rrjetet sociale.