Moderatorja e ‘Top Channel’ reagon ashpër ndaj banorëve të “BBVA”, nuk i kursehet sjelljes së Kiarës dhe Efit: Jepni një sinjal…(FOTO)

Jil
Jil
1 Min Read

Rikthimi i Efit dhe Kiarës në shtëpinë e Big Brother VIP ka sjellë reagime të shumta nga publiku. Mes tyre është edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka shkruar në Twitter: “Ose do të vdesësh një hero ose do të jetosh aq gjatë sa të shohësh veten duke u bërë armik” ka thënë Harvey Dent… po këto te #bbvipal s’do kenë dëgjuar për të”.

Statusi i saj ka sjellë komente të shumta ku disa e mbështesin e disa jo. Dikush i tha me ironi se ishin duke e pritur që ajo të fliste për sjelljet e banorëve në shtëpi, ndërsa moderatorja iu përgjigj duke i thënë se fansat e tyre duhet t’i ndihmojnë pasi po i lënë të lirë të vetëdegjenerohen.

“Me qenë se nuk kanë njerëz të tjerë afër që ua duan të mirën e i lënë të vetdegjenerohen, ndoshta ju si fansa ua jepni një sinjal.”, u përgjgj Fjoralba. 

Ndërsa një ndjekës tjetër shkroi se Fjoralba po gjykon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar për gabimet e Deas, Oltës apo Kejvinës.

Por, moderatorja theksoi se i ka dënuar gabimet e të gjithave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *