
Ata ishin në dhomë të grimit dhe filluan të kërcenin së bashku me muzikën e lëshuar nga Vëllai i Madh.
E në një moment kërcimi, Loredana shihet duke e kapur Gjestin teksa e mban lart.

Ky moment ngjalli të qeshura mes të dyve, pasi modelja hasi në vështirësi në fillim derisa po e çonte lart.
Që pas daljes së parë të Jozit nga shtëpia e BBVA, Loredana filloi të bëjë një lojë të sajën e cila tashmë përveç raportit me banorët ka fituar simpatinë edhe të njerëzve jashtë me lojërat e saj.
Tashmë çdo veprim dhe fjalë e saj vazhdon të bëhet virale në rrjetet sociale, as ky veprim i fundit mes saj dhe Gjestit nuk duhet humbur.

Ndërkaq, ata janë të izoluar për afro tre muaj dhe kjo është mëse e nevojshme. /Lajmi.net/