Një numër i lartë aksidentesh kanë ndodhur së fundmi në vend, disa me pasoja fatale e me disa që kanë shpëtuar për mrekulli.
Kështu ka ndodhur edhe në një prej rrugëve të Tiranës, ku një grua përpiqet të kalojë rrugën, në fakt jo tek vijat e bardha.
Teksa përpiqej të kalonte një makinë e ka përplasur duke e hedhur në tokë.
Menjëherë ngjarja ka tërhequr vëmendjen e dëshmitarëve.
Për fat të mirë këmbësorja është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka njoftuar së fundmi se do të gjobisë edhe të gjithë këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.noa.al