JiL.al - Jeto i Lumtur

Momenti tronditës kur një 8-vjeçare rrëmbehet dhe futet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një vajzë 8-vjeçare është shpëtuar pasi është rrëmbyer dhe futur në një valixhe nga personi që kujdesej për apartamentin e familjes së saj, në Filipine.

Jin Nichole You, e cila ka dy kombësi Filipine dhe Koreane, ka qënë duke u kthyer në shtëpi në momentin që është marrë dhe futur një valixhe, pasditën e djeshme.

Familja nisi të shqetësohej kur kuptuan që ajo ende nuk ishte kthyer në shtëpi.

Nëna e saj, Tyree Rendal, nisi menjëherë të kontrollonte kamerat e sigurisë së apartamentin dhe u tmerrua kur pa që një burrë të paidentifikuar brenda pronës së saj.

I dyshuari është parë teksa tërheq një valixhe të zezë, në të cilën mendohet se ka fshehur vajzën.

Sapo policia është njoftuar, kanë nisur menjëherë kërkimet për vajzën e humbur. Oficerët e policisë kanë ndjekur vendndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte në një apartament që ndodhej po në të njëjtën lagje.

Ata kanë arrestuar Godiflor Rama, 32-vjeç, i cili ishte kujdestari i apartamentit, ku qëndronte vajza edhe familja e saj.

Godiflor ka folur për një media lokale, ku ka thënë se arsyeja pse e ka rrëmbyer vajzën është se familja e saj e kishin akuzuar se kishte vjedhur sendet e tyre, si çantat apo varëset e rrobave.

“Shpresoj që familja të më fali për ata cfarë bërë”, ka thënë ai.

Scroll to Top