Morën peng 30-vjeçarin për një borxh, gjykata lë në burg

Editor
1 Min Read

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ”Arrest me burg” për tre personat që morën peng 30-vjeçarin, Blerim Hanku. Konkretisht në burg janë lënë shtetasit Iljaz Kotarja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.

Sipas prokurorisë mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Pengamarrja e 30 vjeçarit erdhi për shkak të një borxhi për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Blerim Hanku ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga shtetasit Iljaz Kotarja 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, Geri Cani, 26 vjeç dhe Jurgen Delia 29 vjeç, me banim në Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin 30 vjecarin për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi Iljaz Kotarja pretendonte se ia kishte detyrim për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *